KB Rahoveci përfundon aventurën në Evropë

KB Rahoveci është eliminuar nga FIBA Europe Cup, pas humbjes së thellë nga Cluj Napoca në ndeshjen e zhvilluar në Rumani.

Sport

09/10/2019 20:00

Në ndeshjen e parë, “Vreshtarët” kishin pësuar 73:98, ndërsa në ndeshjen si mysafirë rahovecianët pësuan edhe më thellë.

Rezultati i takimit të dytë ishte 91:47 me vendasit që fituan në çdo periudhë.

Pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup, e ka cilësuar një përvojë të jashtëzakonshme edhe KB Rahoveci, në një postim në faqen zyrtare të klubit.

Reagimi i KB Rahovecit pas ndeshjes me Clujs Napoca:

Në këtë ndeshje skuadra jonë është paraqitur njëkohsisht me 4 mungesa kryesore për shkakë të lëndimeve. Mekaj, Veseli, Gray dhe Bradford nuk luajten asnjë minut, derisa po përgaditen qe t’i kthehen skuadrës në ndeshjet qe na presin.

Sidoqoftë skuadra jonë mbyll aventurën e parë historike në FIBA Europe Cupe, një përvoj e jashtëzakonshme për klubin e qytetin.

Garat ndërkombëtare nuk përfundojnë me kaq, me 22 tetor fillon Ballkan Liga dhe aty do te vazhdojmë të masim forcat.

Një falenderim edhe njëherë për gjithë mbështetësit qe na mundësuan paraqitjen në Evropë. Takohemi së shpejti në palestrën më të zjarrtë në Kosovë.

/Lajmi.net/