KB Rahoveci kalon në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

KB Rahoveci ka siguruar gjysmëfinalen në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Sport

21/10/2020 18:51

‘Vreshtarët’ kanë mposhtur në çerekfinale kanë mposhtur Trepçën, me rezultat 78:63

Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, u dominua nga KB Rahoveci, që me meritë mori fitoren.

KB Rahoveci e fitoi çerekun e parë me rezultat 18:15, ndërsa të dytin 21:16.

Edhe çereku i tretë u takoi vreshtarëve, që fituan 17:11. Paraqitja e mirë e tyre vazhdoi edhe në të fundit, të cilin e fituan 22:21.

Në gjysmëfinale KB Rahoveci takohet me fituesin e sfidës Sigal Prishtina – Vëllaznimi./Lajmi.net/