KB Rahoveci i drejtohet Shalës e Hotit, për palestrën e papërfunduar, e nisur 10 vjet më parë

KB Rahoveci i është drejtuar sot me një letër ministrit të Kulturës dhe Sportit, Kujtim Shala, si dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti për zvarritjen e finalizimit të punimeve në Palestrën e Sportit në Rahovec.

Sport

11/03/2017 22:05

Përmes një postimi në Facebook, KB Rahoveci ka kërkuar që punimet të përfundojnë brenda katër muajve të ardhshëm.

KB Rahoveci thotë se kjo palestër ka filluar të ndërtohet më shumë se dhjetë vjet më parë, dhe ende nuk finalizuar, përkundër që ishte premtuar se punimet do të përfundojnë plotësisht në vitin 2016, gjë që nuk ka ndodhur, kurse më pas është premtuar për fillim të këtij viti.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të KB Rahovecit pa ndërhyrje:

Letër për Ministrin Kujtim Shala dhe Ministrin Avdullah Hoti

I nderuari Ministër i Kulturës dhe Sportit z. Kujtim Shala, i nderuari Ministër i Financave z.Avdullah Hoti, po ju shkruajmë për herë të dytë për të shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin jo vetëm tonin si klub, por të tërë Komunës së Rahovecit për neglizhencën dhe zvarritjen e procesit të përfundimit të punimeve në Palestrën e Sportit në Rahovec, që ka filluar më shumë se 10 vjet.

KB Rahoveci po e përmbyll sezonin e parë historik në Superligë ndërsa në rrethana të jashtëzakonshme me shumë probleme për sigurim të palestrës për të zhvilluar ndeshjet ka arritur që të siguroi vend edhe për sezonin e ardhshëm në Superligë.

Duam të ju njoftojmë që KB Rahoveci përveç skuadrës seniore ka të angazhuar edhe katër gjenerata të grup moshave U12,U14,U16 dhe U18 ndërsa se fundmi ka marrë vendim që të hap edhe një shkollë të basketbollit. Mundi i gjithë gjeneratave që kanë sakrifikuara shumë që qyteti dhe klubi ynë të arrij në këto nivele mund të marr fund në rast ju të nderuar ministra, nuk përdorni autoritetin tuaj që të përshpejtoni procedurat për përfundimin e palestrës brenda katër muajve të ardhshme.

Të nderuar ministra, kërkesa jonë bazohet në premtimet e vazhdueshme të juaja qoftë përmes deklarimeve apo edhe vizitave në Rahovec dhe premtimeve se palestra do të përfundohet fillimisht është thënë në vitin 2016 pastaj në fillim të vitit 2017, ndërsa jemi në muajin e tretë dhe nuk ka as sinjale se mund të ndodh një gjë e tillë.

Në rrethana të tilla reagimet e qytetarëve në komunën tonë qoftë edhe përmes protestave janë legjitime dhe KB Rahoveci do të mbështet çdo iniciativë qytetare që ka për qellim interesin e përbashkët të Rahovecit dhe gjithë sportdashësve që nuk kanë ku ta tregojnë talentin e tyre.

Njëkohësisht i bëjmë thirrje edhe kryetarit të komunës, z. Idriz Vehapi që konformë kompetencave që ka të bëjë po ashtu presion mbi instancat përkatëse në mënyrë që të marr fund neglizhenca mbi 10 vjeçare e institucioneve të Kosovës. Bordi i KB Rahovecit e rithekson sërish se nëse nuk hapen procedurat e punimeve dhe nuk ka sinjale se palestra do të jetë gati për edicionin e ri qe fillon në tetor, atëherë do të shqyrtojë mundësin e mos vazhdimit të garave në rrethana aktuale.

BORDI I KB RAHOVECI

11.03.2017

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6