KB Prishtina fiton Superkupën e Kosovës për herë të shtatë
KB Prishtina duket e pandalshme, anipse këtë edicion ka në organikë vetëm basketbollistë vendorë.

Sport
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat të ngushtë 73:72 ndaj KB Bashkimit, duke fituar Superkupën për herë të shtatë në histori, shkruan lajmi.net.
Për triumfin e bardhekaltërve u përkujdes Arian Qallaku me 22 pikë, Altin Morina me 19 pikë, Edo Azemi me 13 pikë dhe Fisnik Rugova me 11 sosh.
Te Bashkimi u dalluan Mala dhe Vukcevic me 19 përkatësisht 17 pikë. /Lajmi.net/