KB Prishtina e fiton për të dytën herë radhazi Kupën e Kosovës

KB Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për të dytën herë radhazi në kategorinë e femrave.

Sport

03/03/2019 17:11

KB Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Penzan në finale me rezultat, 81:51.

Skuadra kryeqytetase ishte më e mirë se ajo nga pjesa, ku qysh në çerekun e parë e bënë dallimin, 27:5, raporton lajmi.net.

Në çerekun e dytë, sërish KB Prishtina ishte më e mirë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë e tyre, në total prej 27 pikëve dallim (46:19).

Çereku i tretë ishte më efektiv për vashat nga Peja, të cilat arritën ta ngushtonin epërsinë në 37:60.

Në çerekun e katërt, Prishtina arriti ta thellonte sërish epërsinë, duke e fituar kështu Kupën e Kosovës me rezultatin përfundimtar, 81:51. /Lajmi.net/