KB Prishtina e fiton lehtësisht sfidën e parë kundër KB Bashkimit

KB Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj KB Bashkimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play Offit në basketbollin e Kosovës.

Sport

23/04/2019 20:57

Kryeqytetasit kanë arritur të shënojnë fitore të thellë me rezultat 111 – 74 ndaj KB Bashkimit në ‘Pallatin e Rinisë’, shkruan lajmi.net.

Vendasit e dominuan gjithë ndeshjen, duke çuar fund rezultatin në 37 pikë epërsi.

Seritë gjysmëfinale zhvillohen me pesë ndeshje, ndërsa edhe ndeshja e dytë e kësaj serie luhet në Prishtinë./Lajmi.net/