KB Prishtina duhet të kalojë tri pengesa për tu paraqitur në grupet e Ligës së Kampionëve

Skuadra e basketbollit, Prishtina, ka mësuar sot një lajm mjaft të hidhur, lidhur me edicionin e saj në Ligën e Kampionëve.

Sport

22/06/2019 16:31

Sikur edhe edicionin e kaluar, edhe në edicionin e ri, skuadra ‘bardh e kaltër’ do të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve, në garat ndërkombëtare.

Por, para fillimit të këtij edicioni, Prishtina ka mësuar një lajm të hidhur.

Kërkesa e kryeqytetasve për të garuar direkt në fazën e grupeve në këtë kompeticion është refuzuar, përcjell lajmi.net.

Për të prekur këtë fazë, Prishtinës do t’i duhet të kalojë nëpër tri raunde kualifikuese.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Kosovës do të arrijnë t’i kalojnë me sukses këto sfida. /Lajmi.net/