KB Peja reagon pas shtyrjes së ndeshjes së sotme ndaj Yllit

KB Peja ka reaguar pas shtyrjes së ndeshjes ndaj KB Yllit në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Sport

25/02/2021 23:11

Ndeshja ndërmjet KB Pejës dhe Golden Eagle Yllit është shtyrë shkaku i problemeve me transmetuesin televiziv, transmeton lajmi.net.

E gjitha kjo filloi, pasi kompania “Art Motion” ka fituar lëndën në gjyq për prishje të njëanshme të kontratës dhe sipas vendimit të gjykatës mbetet transmetues i Superligës në basketboll.

Por, FBK ka bërë marrëveshje me kompaninë “Kujtesa” që të transmetohen ndeshjet e Superligës, sipas FBK-së “Kujtesa” ka të drejtat televizive.

Kjo ka bërë që të shtyhet ndeshja, dhe KB Peja ka thirrur palët që të zgjidhin problemet sa më shpejt duke shprehur indinjatën e tyre lidhur me rastin në fjalë.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të KB Pejës në rrjetin e tyre social Facebook./Lajmi.net/