KB Peja njofton se trajneri i tyre ka dhënë dorëheqje

Trajneri i KB Pejës, Jordanco Davidkov ka dhënë dorëheqje pas humbjes së mbrëmshme ndaj Golden Eagle Yllit.

Sport

04/03/2021 13:53

Klubi i Pejës ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare të facebook-ut se trajneri i tyre ka dhënë dorëheqje, pas marrëveshje së dy anshme, shkruan lajmi.net.

“Jordanco Davidkov jep dorëheqje nga detyra e trajnerit pas humbjes se mbrëmshme. Kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dy anshme dhe në i urojmë shume fat dhe sukses në të ardhmen”, shkroi në njoftim.

Davitkov me Pejën ka regjistruar 3 fitore e 4 humbje në Superligë, derisa u eliminua në Final 8 të Kupës së Kosovës nga Prishtina.

Peja për momentin është e renditur në pozitën e katërt, ku ka të regjistruara 12 fitore dhe nëntë humbje./Lajmi.net/

Jordanco Davidkov jep doreheqje nga detyra e trajnerit pas humbjes se mbremshme. Kontrata eshte nderpre me marreveshje te dy anshme dhe ne i urojme shume fat dhe sukses ne te ardhmen.

#ZemraRrehMeTy ??

Posted by KB Peja on Thursday, March 4, 2021