KB Peja, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020 

Federata e Basketbollit të Kosovës ditë më parë vendosi të anulojë kampionatin e basketbollit, shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Sport

04/04/2020 12:03

Në këtë sezon në basketboll, kishte vetëm një skuadër që fitoi trofe.

Bëhet fjalë për KB Pejën, që fitoi Kupën e Kosovës.

Kjo skuadër përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe lojtarët për angazhimin.

Njoftimi i KB Pejës:

KB Peja, klubi i vetëm me trofe në edicionin 2019/2020 

Tashmë shumica prej juve e dini se garat e stinorit 2019/2020 janë anuluar nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Kjo ndodhi për shkak të pandemisë jo të zakontë COVID 19.

Ne duam të falemnderojmë tifozët e Klubit Peja, të cilët i japën fuqi rikthimit tonë në SuperLigë dhe na motivuan çdo lojë që të sjellim fitoret në shtëpi.

Faleminderit lojtarëve që djersitën fanelat e tyre duke na nderuar dhe respektuar ngjyrat e qytetit tonë.

Faleminderit bordit drejtues dhe sponzorëve për angazhimin dhe supportin e vazhdueshëm, pa juve asgjë nuk do ishte e mundur.

Faleminderit qytetit të Pejës dhe të gjithë atyre që kontribuan në suksesin e KB Pejes këtë stinor, jeni gjëja më e bukur.

Ne ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që këto kohë të qëndroni në shtëpitë e juaja, të kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, sepse jemi duke luftuar me diçka që nuk e shohim dhe nuk e dëgjojmë dhe mënyra e vetme për ta mposhtur është duke qëndruar të sigurtë në shtëpitë tona.

/Lajmi.net/