KB Lipjani bën përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, afron lojtarin nga Oklahoma

Klubi i basketbollit, Lipjani, nuk po pushon edhe pas përfundimit të sezonit. Ata kanë zyrtarizuar përforcimin e parë të skuadrës.

Sport

13/06/2019 19:29

Basketbollisti amerikan, Stephen Clark, është basketbollisti më i ri që i bashkohet skuadrës nga Lipjani.

Clark i cili sezonin e fundit është paraqitur me skuadrën e LSU Shrevporrt Pilots, ka arritur marrëveshje një vjeçare (me mundësi vazhdimi) me skuadrën kosovare.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Argjent Zeqiri.

Clark pritet që ta ndihmojë jashtëzakonisht shumë skuadrën e Lipjanit, pasi në sezonin e fundit lojtari ka regjistruar 21 pikë për ndeshje, 5 kërcime dhe 5 asistime.

Lipjani mezi siguroi qëndrimin në Superligë, por po përgatitet që edicionin e ardhshëm të mos përballet me këto sfida. /Lajmi.net/