KB Bashkimi vazhdon me Bajrën

Illmen Bajra do të jetë trajner i KB Bashkimit edhe në sezonin e ri.

Sport

23/09/2020 21:44

Skuadra nga Prizreni, ka vendosur t’ia besojë drejtimin e skuadrës trajnerit Illmen Bajra, shkruan lajmi.net.

Bajra është në krye të skuadrës që nga shtatori i vitit të kaluar.

Njoftimi i KB Bashkimit, pa ndërhyrje:

VAZHDOJMË ME BAJRËN

Trajneri Illmen Bajra do të vazhdojë ta udhëheq skuadrën tonë edhe këtë stinor.

Bajra ka marrë drejtimin e klubit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa më parë për disa vite ka qenë edhe pjesë e shtabit teknik si ndihmëstrajner.

Tani pas zyrtarizimit të kryetrajnerit, do të fillojmë shumë shpejt t’i prezantojmë edhe lojtarët që do ta djerësitin fanellën e Bashkimit️ në edicionin 2020/21.

/Lajmi.net/