KB Bashkimi në finale të Kupës së Kosovës

KB Bashkimi ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Kosovës.

Sport

02/03/2018 20:46

Skuadra nga Prizreni ka mposhtur në gjysmëfinale KB Rahovecin, me rezultat të thellë 93:76.

Prizrenasit ishin skuadër më e mirë gjatë këtij takimi, dërsa ndaljet e shpeshta të rrymës e penguan mbarëvajtjen e këtij takimi, që u desh të ndërpritet disa herë.

Në finale, KB Bashkimi do të takohet me fituesin përballjes tjetër gjysmëfinale mes KB Prishtinës dhe KB Golden Eagle Ylli./Lajmi.net/