KB Bashkimi e kthen Drilon Hajrizin në Kosovë

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka kryer një transferim të madh.

Sport

28/01/2019 18:06

Skuadra nga Prizreni kanë siguruar shërbimet  e yllit të Kosovës, Drilon Hajrizi, i cili deri më tani luante jashtë vendit, përcjell lajmi.net.

Ish anëtari i Trepçës dhe Prishtinës deri më tani luante me skuadrën japoneze Kanazawa Samuraiz, dhe është kosovari i parë që ka luajtur në Superligën japoneze.

Hera e fundit që Hajrizi luajti në parketet kosovare ishte gjatë kohës sa vishte fanellën e KB Prishtinës.

Tash, ai do të kthehet për të mbrojtur ngjyrat portokall e zi, siç ka njoftuar skuadra e Bashkimit, përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

Hajrizi pritet që t’i sjellë shumë kualitet skuadrës prizrenase dhe ta ndihmojë atë në luftën për titullin. /Lajmi.net/