KB Bashkimi e fiton finalen e parë, e mposht Sigal Prishtinën në ‘Pallatin e Rinisë’

KB Bashkimi e ka fituar ndeshjen e parë finale të ‘Play Offit’ në ‘Pallatin e Rinisë’ duke e mposhtur Sigal Prishtinën.

Sport

12/05/2018 20:48

Skuadra nga Prizreni ka arritur ta nis me fitore serinë finale duke e mposhtur  Sigal Prishtinën me rezultat 84:81.

KB Bashkimi i dominoi në tërësi dy çereket e parë, për të krijuar epërsi të lartë pas pjesës së parë.

Vendasit u rikthyen në lojë, duke e fituar fillimisht çerekun e tretë me dy pikë epërsi.

Paraqitje të mirë Sigal Prishtina pati në çerekun e katërt, çerek të cilin e fitoi, por që nuk mjaftoi për rezultatin përfundimtar./Lajmi.net/