Kazakistan : Valë e re e sëmundjes misterioze të gjumit

Në fshatin Kalac i njohur si “Lugina e fjetur” në Kazakistan janë regjistruar raste të reja të sëmundjeve të pashpjegueshme.

Bota

02/03/2015 16:59

Njerëzit përnjëherë kanë rënë në ëndrra të thella e disa nga banorët e fshatit kanë fjetur nga gjashtë ditë, pa ndërprerë. Pas kësaj janë zgjuar dhe më nuk iu është kujtuar asgjë.

“Vala e re nëntë e kësaj sëmundjeje të çuditshme ka filluar, tha Amanbek Kalzhanov , shefi i administratës së qarkut Yesil, raporton rt.com.

“Gjithsej janë 120 njerëz të sëmurë, ndërsa dje janë regjistruar dy raste të reja”, ka thënë Amanbek.

Situata është nën kontroll të plotë, ndërsa spitali dhe shkolla funksionojnë normalisht.

Rasti i parë i ” epidemisë përgjumur “, është regjistruar në mars 2013 , dhe deri tani çdo familje në fshat ka dikë nga kushërinjtë ose miq I cili ka fjetur pas asnjë arsye.

Profesori Leonid Rikhvanov nga Departamenti i Gjeologjisë dhe Sizmologjisë ka deklaruar se minierat janë fajtore për simptomat e çuditshme tek banorët.

“Për shkak se nën dheun e minierave janë krijuar hapësira që ngadalë mbushen me ujë i cili ngadalë rritet dhe shtyn xhepat e gazit në sipërfaqe. Radoni ka efekt toksik i cili i shtyn njerëzit të jenë ngjashëm si në ëndërr, ku pastaj me të vërtetë bien në gjumë”, ka thënë ai.