Katy Perry uron ditëlindjen në tekst-videon e re

Katy Perry ju bën surprizë për ditëlindje me tekst-videon e re të këngës ‘Birthday’, kreative si gjithmonë.

ShowBiz

11/04/2014 12:02

Katy Perry është plot surpriza. Ajo ka lasuar videon me tekst të singëlit më të ri ‘Birthday’ nga albumi i fundit, në një video me shumë detaje të ëmbla.

Katy ka bërë një video shumë ‘të lumtur’, me shumë ëmbëlsira, dhurata dhe ngjyra të ndryshme duke u shfaqur teksti i këngës ‘Birthday’.

Dhe kur mendojmë se përfundon video, ajo bën edhe një befasi duke u paraqitur në fund të videos duke bërë tortën e ditëlindjes.

Ky është prezantimi i tekstit, ndërsa presim që së shpejti të shohim se çfarë do të sjellë Katy në videoklipin e kësaj këngë që do të dalë së shpejti.