Katy Perry shet apartamentin 7 milionësh, ja si duket nga brenda

Katy Perry shet apartamentin 7 milionë funtash, i cili posedon edhe pishinë të madhe.

ShowBiz

09/03/2019 00:00

Pop-ylli, më në fund ka shitur shtëpinë në Hollywood Hills, pasi e kishte vënë në treg prej dy vitesh e gjysmë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ajo ka shitur shtëpinë pasi po merr një tjetër bashkë me të fejuarin e saj, Orlando Bloom.

Shtëpia mbresëlënëse e pop-yllit në Hollywood Hills ka qenë në shitje për dy vjet e gjysmë, por tani është jashtë tregut.

Shtëpia është 7.500 metra katror dhe përfshin katër dhoma gjumi, katër banjo, pishinë, palestër të madhe, kopshte, e të tjera.

Katy u fejua me Orlando Bloom gjatë muajit të kaluar, ndërsa kanë zbuluar se po planifikojnë të partohen në Disney World. /Lajmi.net/