Katy Perry ndahet përsëri nga i dashuri

Kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se Katy Perry i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me të dashurin John Mayer për herë të katërt.

ShowBiz

24/07/2015 14:08

Sipas “E!News”, diva 30-vjeçare dhe i dashuri 37-vjeçar i kanë dhënë fund romancës së tyre vetëm 3 javë pasi festuan pushimet e Pavarësisë në Chicago.

Për dy të dashuruarit, të cilët u rilidhën në muajin janar, akoma nuk janë dhënë detaje se cila është arsyeja e kësaj ndarje. Katy dhe John kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin në 2009./TopCannel