Katy Perry jep detaje rreth albumit të ri

Katy Perry së shpejti publikon albumin e ri muzikor.

ShowBiz

09/07/2020 18:49

Katy Perry me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se albumi i ri i saj titullohet “Smile”, shkruan lajmi.net.

Ajo njofton se kënga e parë nga ky album publikohet më 10 korrik, ndërsa fton fansat që ta porosisin atë album.

” KP5 titullhet? #SMILE

Unë shkrova këngë me titullin e albumit kur po kaloja një nga periudhat më të errëta të jetës time dhe kisha humbur buzëqeshjen time. I gjithë ky album është rrugëtimi im drejt dritës – me histori të qëndrueshmërisë, shpresës dhe dashurisë. Dëgjojeni këngën në mesnatën të premten, 10 Korrik dhe porositeni albumin”, shkroi këngëtarja.

Albumi me titull “Smile” do të jetë i në duart e dëgjuesve më 14 gusht. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCbIbvYHvY2/