Katy Perry dhe Orlando Bloom në çaste intime gjatë festivalit “Coachella”

Çifti janë më të lumtur se kurrë prej kur u fejuan në shkurt të këtij viti.

ShowBiz

14/04/2019 08:44

Orlando Bloom kapi të fejuarën e tij Katy Perry në të pasme teksa po i dhuronte një puthje në festivialin “Coachella” në Kaliforni, të premtën, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Aktori britanik, 42 ​​vjeç dhe këngëtarja, 34 vjeç, kanë qenë më të lumtur se kurrë që kur u fejuan në shkurt pas lidhjes tre vjeçare

Çifti dukeshin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa po shijonin nga afër performancat e yjeve të njohura.

Paparacët kanë fotografuar dyshen në një moment intim në mes të turmës së këtij festivali. /Lajmi.net/