Katërshja e Vishegradit hedhë poshtë idenë e “mini-Shengenit”
Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, kanë hedhur poshtë idenë e kufizimit të zonës në të cilën udhëtohet pa viza në një numër të vogël të vendeve, ka bërë të ditur sot kryeministri çek, Bohuslav Sobotka.

Bota
“Konsensusi midis vendeve të katërshes së Vishegradit është refuzimi i mini-Shengenit, dhe me këtë dëshirojmë të përqendrohemi në mbrojtjen e kufijve të jashtëm”, ka shkruar Sobotka në llogarinë e tij në Twitter, transmeton lajmi.net.
Sobotka është nikoqir i takimit të katërshes së Vishegradit dhe Koresë së Jugut.
Idenë e reduktimit të numrit të vendeve që janë anëtare të zonës Shengen që aktualisht janë 26, e kishte propozuar javën e kaluar ministri holandez i financave Jeroen Dajselblum.
Ai kishte paralajmëruar se vendet që nuk mund të ruajnë kufijtë e jashtëm të BE-së, dhe nuk marrin një pjesë të migrantë që u takon, mund të gjenden jashtë “mini-Shengenit”. (lajmi.net)