Katër vjet nga vdekja e legjendës: Me këto meçe kujtojmë Muhammad Aliun

Muhammad Ali, një nga boksierët më të mirë në histori të këtij sporti, ndërroi jetë katër vjet më parë (3 qershor), në moshën 75 vjeçare.

Sport

03/06/2020 16:34

Ai u lind më 17 janar të vitit 1942 në Louisville, ku si 12 vjeçar filloi të stërvitej në boks.

Në moshën 18 vjeçare, ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Romës të vitit 1960, shkruan lajmi.net.

Në vitin 1984, Ali u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, ndërsa ndërroi jetë në vitin 2016.

Karriera e tij u shënua nga shumë beteja të mëdha, duke mos u harruar ato kundër Joe Frazier dhe George Foreman, në një epokë që konsiderohet si epoka e artë e këtij sporti.

Këto janë disa nga meçet më të mira të Muhammad Ali:

Vs Sonny Liston (Miami, 1964), një luftë në të cilën ai u bë kampion bote për herë të parë

YouTube player

vs Cleveland Williams (Houston, 1966) – fitore kundër një prej goditësve më të mirë në historinë e boksit

YouTube player

vs Ernie Terrell (Nju Jork, 1967) – Terrell refuzoi ta thërriste emrin e tij të ri, dhe Aliu, ndërsa e goditi, bërtiti: “Cili është emri im?”

YouTube player

vs Joe Frazier (Nju Jork, 1971) – humbje me vendimin e gjyqtarëve nga një rival i madh, të cilit ai më vonë do t’i merrte hak

YouTube player

vs George Foreman (Kinshasa, 1974) – një luftë e njohur si “Rumble in the Jungle”, ku Ali rraskapiti një rival të madh

YouTube player

vs Joe Frazier (Nju Jorik, 1974) -… dhe këtë herë Aliu fitoi me pikë

YouTube player

vs Joe Frazier (Manila, 1975) – Përplasja e fundit, e tretë midis Aliut dhe Frazier i takoi Aliut pas 14 raundeve të pabesueshme. Frazier nuk u la në ring nga ekipi për në raundin e 15-të.

YouTube player

vs Leon Spinks (New Orleans në 1978) – shtatë muaj pasi Spinks e shokoi atë, Aliu përgatiti një meç të madh dhe u bë kampion botëror në moshën 36 vjeçare

YouTube player

vs Trevor Berbick (Nassau, 1981) – për herë të parë në karrierën e tij Aliu pësoi dy humbje radhazi, ku dhe vendosi të pensionohej në moshën 39 vjeçare./Lajmi.net/

YouTube player