Katër top skuadra pas Gvardiol

Josko Gvardiol vazhdon të jetë në mesin e mbrojtësve më atraktivë për top skuadrat evropiane. Qendërmbrojtësi kroat, pas paraqitjeve të mira me fanellën e RB Leipzig, ka arritur të dëshmohet me aftësitë e tij edhe në Kupën e Botës 2022. Paraqitjet në Katar kanë bërë që skuadrat e mëdha evropiane të vihen seriozisht pas tij…

Sport

06/12/2022 10:58

Josko Gvardiol vazhdon të jetë në mesin e mbrojtësve më atraktivë për top skuadrat evropiane.

Qendërmbrojtësi kroat, pas paraqitjeve të mira me fanellën e RB Leipzig, ka arritur të dëshmohet me aftësitë e tij edhe në Kupën e Botës 2022.

Paraqitjet në Katar kanë bërë që skuadrat e mëdha evropiane të vihen seriozisht pas tij për verën e ardhshme.

Sipas Florian Plettenburg, Josko Gvardiol është në radarin e Chelsea, Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona, përcjell lajmi.net.

Plettenburg thekson faktin se kontrata e Gvardiol me Leipzig nuk ka ndonjë klauzolë liruese.

Gjithsesi, kjo nuk ka bërë që klubet të kursehen në interesim. Këto katër skuadra do të synojnë transferimin e tij gjatë vitit 2023. /Lajmi.net/