Katër tërmete gjatë natës në Shqipëri
Katër tërmete kanë goditur Shqipërinë gjatë natës që shkoi, njoftojnë mediat e Tiranës.
Lajme
Tërmeti me magnitudë më të madhe u regjistrua rreth orës 23 e 23 minuta, 25 kilometra afër Tiranës. Ky tërmet ishte me magnitudë 4.4 Rihter.
Tërmeti tjetër ndodhi rreth orës 01:37 minuta dhe ishte me magnitudë 2.3. Një orë më vonë, 41 km në afërsi të Tiranës, ndodhi edhe një pasgoditje tjetër. Ky tërmet ishte me magnitudë 2.5 rihter.
Tërmeti i fundit ndërkaq është shënuar 43 km në afërsi të Tiranës derisa ishte me magnitudë 2.1
Këto pasgoditje janë konsideruar normale nga ekspertët dhe është përjashtuar mundësia që të ketë goditje të shkallës së madhe.