Katër të vdekur pas shpërthimit të një makine në Goteborg

Katër persona humbën jetën, mes të cilëve një vajzë, pas shpërthimit të një makine në Goteborg, njoftoi policia lokale.

Bota

13/06/2015 17:46

Ajo shtoi se shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende dhe se hetimet po vazhdojnë.

“Viktimat gjendeshin të gjitha në makinë në çastin e shpërthimit. Tre prej pasagjerëve vdiqën menjëherë, në ndërkohë që vajza vdiq në spital”, tha policia, e cituar nga media lokale.