Katër të arrestuar për vrasjen e Boris Nemcov

Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej katë të dyshuar për vrasjen e opozitarit më të fuqishëm në Rusi, Boris Nemcov, njoftoi Shërbimi federal i sigurisë dhe Këshilli i sigurisë i republikës ruse të Ingushetisë.

Bota

08/03/2015 10:36

Më herët, zyrtari Aleksandar Bortnjikov kishte njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar nga Kaukazi, Anzor Gubashev dhe Zaur Dadajev.

“Ne vijojmë të punojmë në hetimin e përfshirjes së pesonave të dyshuar që do të mund të ishin të ëprfshirë në këtë vrasje”, deklaroi zyrtari i sigurisë Vlladimir Markin, transmeton lajmi net mediet ruse.

Të shtunën vonë, ndërkaq, sekretari i Këshillit të sigurisë së Ngushetisë (republikë në kuadër të Federatës së Rusisë), Albert Barakojev tyha për portalin Sputnjik se janë arrestuar edhe dy të dyshuar në lidhje me hetimin.

Njëri nga ta është vëllai i vogël i të arrestuarit të parë, Gubashev, dhe një mashkull tjetër, i cili ishte në automjet bashkë me të arrestuarin e dytë, Dadajev.

Njëri nga katër të arrestuarit (nuk saktësohet cili) ka qenë pjesëtar i njësisë policore në në republikën e Çeçenisë, gjithashtu në kuadër të Federatës ruse).