Katër të arrestuar për tri vrasje të sotme në Vlorë
Në një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të armatosura, në një lokal në qytetin e Vlorës, tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur, ndërsa sipas informatave të fundit janë arrestuar katër të dushuar.
Lajme
Dy grupe personash janë konfliktuar duke përdorur armë zjarri dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur Alfred Velaj, 28 vjeç, Haki Rakipaj, 27 vjeç, dhe Albi Limaj, 28 vjeç. I plagosur ka mbetur Aleksandër Llanaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia njoftoi gjatë orëve të mbrëmjes ka arrestuar katër autorët e dyshuar të vrasjes së trefishtë. Ata janë Aleksandër Llanaj, 23 vjeç, Ani Begaj, 36 vjeç, Bertil Alliaj, 23 vjeç, dhe Xhuliano Lutaj, 20 vjeç. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy pistoleta dhe janë bllokuar dy automjete BMË X5. Policia në vendngjarje ka ngritur grup të posaçëm hetimor me Prokurorinë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë marrë në pyetje katër të ndaluarit dhe gjithë dëshmitarët në lokal.
Pistat e kësaj ngjarje janë disa, që nga sherri i çastit, te një konflikt i vjetër deri te larje hesapesh për çështje trafiqesh të ndryshme.
Sipas policisë pjesa më e madhe e personave të përfshirë në këtë konflikt janë persona me precedentë penale për vepra të ndryshme.