Katër të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshimtë në Prishtinë, tre prej tyre shtetas kosovarë ndërsa i dyshuari tjetër shtetas i Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për përfshirjen në veprat si “Hyrje në sisteme kompjuterike, mashtrim dhe armëmbajtje paleje”. Gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: Dy armë/pistoleta me…

Lajme

14/11/2025 09:01

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshimtë në Prishtinë, tre prej tyre shtetas kosovarë ndërsa i dyshuari tjetër shtetas i Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për përfshirjen në veprat si “Hyrje në sisteme kompjuterike, mashtrim dhe armëmbajtje paleje”.

Gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: Dy armë/pistoleta me 28 copë fishekë, disa llaptopë, 41.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy telefona celularë.

Lidhur me rastin katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/