Katër të arrestuar në operacionin “Shqipëria” në Holandë

Policia holandeze vuri në pranga një bandë shqiptare që merrej me trafik droge në zonën e Sittard dhe Geleen.

Bota

21/05/2019 17:02

Aksioni i quajtur “Shqipëria” u mbyll me arrestimin e katër personave, dy marokenë 40-vjeçarë, një burrë dhe një grua shqiptare, përkatësisht 34 dhe 36 vjeç.

Hetimi për këtë operacion kishte nisur që në nëntor të 2016 ku aksidentalisht ishte zbuluar ekzistenca e një bande që trafikonte drogë në qytetin e Geleenit. Në atë kohë ajo që ngriti dyshimet e policisë holandeze ishte arrestimi i një shqiptari në Geleen për mos pagim qeraje të një ambienti që më vonë rezultoi se kishte lidhje me aktivitetin e grupit.

Një pjesë e madhe e mediave vendase e pasqyruan operacionin e policisë dhe shkruajnë se shumica e shqiptarëve që jetojnë në Holandë përdorin trafikun e drogës si aktivitet kryesor jetese. /1limburg.nl