Katër skuadra pas Hazard

Eden Hazard mund të largohet nga Chelsea, pas prishjes së marrëdhënieve me Jose Mourinhon, i cili kohëve të fundit po e lë edhe në bankën rezervë belgun.

Sport

25/10/2015 08:14

Katër skuadra të mëdha janë duke e përcjell situatën e Hazard te Chelsea, raporton Daily Star.

Përveç Real Madridit, Hazard është duke u monitoruar edhe nga Barcelona, ndërsa edhe Manchester United dhe Manchester City, mund t’i futen garës për transferimin e futbollistit, shkruan kjo gazetë.

Para pak ditësh ka qenë vetë belgu që e ka pëlqyer një lajm në Instagram, që e lidhte atë me një kalim te ‘Los Blancos’