Katër raste të dhunës në familje për 24 orët që lamë pas
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të mbeten një dukuri e raportuar në baza ditore në policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh të tyre, rezulton që janë raportuar katër raste të dhunës. Dy raste vijnë nga rajoni i Prishtinës, një nga rajoni i Prizrenit dhe një nga ai i Gjakovës, përcjell lajmi.net. Në tre…
Lajme
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të mbeten një dukuri e raportuar në baza ditore në policinë e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të tyre, rezulton që janë raportuar katër raste të dhunës.
Dy raste vijnë nga rajoni i Prishtinës, një nga rajoni i Prizrenit dhe një nga ai i Gjakovës, përcjell lajmi.net.
Në tre raste viktima të dhunës del të jenë gratë.
Njoftimet e plota të policisë:
- Prishtinë 26.09.2024-13:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga ish bashkëshorti i saj. Rasti duke u hetuar.
- Prishtinë 26.09.2024 . Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj me të cilin bashkëjeton. Rasti duke u hetuar.
- Prizren 26.09.2024-22:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i shkakton probleme dhe është recidivist i dhunës në familje. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
- Rahovec 26.09.204-18:30.Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net