Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet me shifra shqetësuese në Kosovë.  Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan lajmi.net. Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Malishevë. Rastet e raportuara në Polici: Fushë Kosovë / 04.02.2025 – 04:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar…

Lajme

05/02/2025 09:59

Dhuna në familje vazhdon të mbetet me shifra shqetësuese në Kosovë. 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, shkruan lajmi.net.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Malishevë.

Rastet e raportuara në Polici:

Fushë Kosovë / 04.02.2025 – 04:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shqetësuar ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 04.02.2025 – 08:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima femër kosovare nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

 Malishevë / 04.02.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Malishevë / 04.02.2025 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, dyshohet me probleme psikike, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar anëtarët e familjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin Psikiatrik.