Katër pyetjet që presin përgjigje pas gjetjes së trupit të Emiliano Sala

Policia e Dortest të enjten në mbrëmje ka njoftuar se ekipet e mjekësisë ligjore kanë identifikuar se trupi i pajetë i nxjerrë nga rrënojat e avionit të rrëzuar është i sulmuesit të Emiliano Sala.

Sport

08/02/2019 15:05

Për sulmuesin argjentinas nuk dihej asgjë që nga e hëna e 21 janarit, kur ai po fluturonte drejt Cardiffit me një aeroplan privat së bashku me pilotin David Ibbotson, shkruan lajmi.net.

Ekipet kërkuese të dielën kanë gjetur avionin në një thellësi të ujit prej 63 metra.

Pas konfirmimit të vdekjes së Emiliano Sala, familja, miqtë, kolegët dhe të gjithë janë në pritje të përgjigjeve të këtyre katër pyetjeve:

Çfarë ndodhi me pilotin David Ibbotson?

Cilat ishin shkaqet e aksidentit?

Kush janë përgjegjësit e këtij aksidentit?

Si do të zgjidhet konflikti që ka nisur midis Cardiffit dhe Nantes?/Lajmi.net/