Katër persona lëndohen pas një rrahje në Sibovc të Obiliqit

Katër persona janë lënduar pas një rrahje që ka ndodhur sonte në Sibovc të Obiliqit. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor në këtë rast. “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një…

Lajme

04/06/2023 23:43

Katër persona janë lënduar pas një rrahje që ka ndodhur sonte në Sibovc të Obiliqit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor në këtë rast.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Sibovc të Obiliqit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin, i cili nga prokurori është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”- thuhet në njoftim.

Më tutje sipas Policisë, bazuar në hetimet fillestare, gjatë përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Personave të lënduar u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin policia ka intervistuar tre persona të dyshuar për pjesmarrje në rrahje, dy prej të cilëve pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftim./Lajmi.net/