Katër ndeshje interesante luhen sot në Ligën e Evropës

Liga e Evropës vazhdon edhe sot (e enjte) me katër ndeshje shumë interesante.

Sport

06/08/2020 08:08

Sigurisht që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Sevillas dhe Romës, ku të dy skuadrat do të kërkojnë çerekfinalen, në përballjen që fillon nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Kjo është e vetmja ndeshja e ditës së sotme që fituesi përcaktohet pas një përballjeje, dhe atë në terren neutral.

Ndeshja mes Sevillas dhe Romës luhet ë Duisburg të Gjermanisë.

Tri ndeshjet tjera, janë sfida kthyese, dhe përballjet e para ishin zhvilluar para pezullimit të futbollit.

Ndeshjet që luhen sot në Ligën e Evropës:

Bayer Leverkusen – Rangers

Sevilla – Roma

Basel – Eintracht Frankfurt

Wolves – Olympiacos

/Lajmi.net/