Katër lojtarët më të ri që luajtën te Kosova në kualifikimet për EURO 2020

Kombëtarja e Kosovës mbetet në mesin e ekipeve me lojtarët më të rinj që kishin në dispozicion në kualifikimet për Euro 2020.

Sport

22/11/2019 08:27

Gjithsej katër formacione të Kosovës, kanë zënë vend në dhjetë formacionet me moshën mesatare më të re të lojtarëve.

Formacioni me moshën më të re i Kosovës, ishte ai kundër Bullgarisë në Sofje, ku mesatarje ishte 23.7 vjet, shkruan lajmi.net.

Lojtari më i ri i përdoruar nga Bernard Challandes në këto kualifikime, ishte Edon Zhegrova, 20 vjeçar.

Ai pasohet nga 21 vjeçarët Arijanet Muric dhe Florent Muslija, ndërsa lojtari i katër më i ri te Kosova në kualifikimet për Euro 2020, ishte Ibrahim Dreshevic, 22 vjeçar.

Ky i fundit, debutoi për Kosovën në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Anglisë në ‘Fadil Vokrri’.

Katër lojtarët më të rinj të Kosovës në kualifikimet për EURO 2020:

Edon Zhegrova – 20 vjeçar/ Basel

Arijanet Muric – 21 vjeçar/ Man City

Florent Muslija – 21 vjeçar/ Hannover

Ibrahim Dreshevic – 22 vjeçar/ Heerenveen.

/Lajmi.net/