Katër komuna, tre muaj pa kryetarë

Katër komunat e veriut të vendit tash e tre muaj janë pa kryetarë. Këta të fundit kishin dhanë dorëheqje për shkak të taksës 100%.

Lajme

17/02/2019 21:08

Mirëpo, edhe pse këta të fundit kishin dorëzuar dorëheqjet e tyre tek niveli qendror, këta të fundit nuk i kanë pranuar.

Por, edhe pse ata nuk janë në krye të detyrës, paga mujore vazhdon të iu ndahet atyre, raporton T7

Mitrovica e Veriut ka mbetur pa zot shtëpie.

Ka tre muaj që kryetari Goran Rakiq ka dorëzuar dorëheqjen e tij institucioneve qendrore në Prishtinë.

Shkak i kësaj braktisje ishte vendosja e taksës njëqind për qind për produktet serbe.

Pa kryetar ka mbetur edhe komuna e Zveçanit – mungesa e Vuçina Jankoviq ka bërë që për tre muaj radhazi të bllokohet kuvendi komunal.

Asamblisti shqiptar në këtë komunë, Lavdim Peci, ka thënë se prej datës 27 nëntorit nuk është mbajtur asnjë mbledhje e asamblesë komunale.

Ai thotë se kanë mbetur disa çështje peng, që duhet të kalojnë nëpër kuvend. Megjithëse asamblistët takohen mes vete por kuvendi është jo funksional;

Por nuk janë vetëm këto dy komuna që kanë mbetur bosh, edhe kryekomunarët në Leposaviq e Zubin Potok nuk po dalin në punë qe tre muaj.

Megjithatë ata ende paguhen e nuk janë liruar nga pozita, pasi një gjë e tillë nuk i është pranuar nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Në këtë dikaster që drejtohet nga një serb, Ivan Todisejoviq, thonë se barrën për këtë çështje e mban kryeministria.

E në Qeveri thonë se Zyra e Kryeministrit nuk ka ndërmarrë asgjë për këto dorëheqje. Pasi siç thotë kjo zyrë, mënyra e dërgimit të dorëheqjeve është antikushtetuese.

Kryetarët e komunave veriore në fletë dorëheqjet e tyre iu patën referuar Kosovës, si Kosova e Metohija.

Në anën tjetër sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, mandati i kryetarit përfundon nëse ai nuk paraqitet në punë për më shumë se një muaj.