Katër gjenerata të së njëjtës familje u vranë në përplasje të avionit

4 gjenerata të së njëjtës familje janë vrarë pas përplasjes së avionit, përderisa po ktheheshin nga një udhëtim për gjueti.

Fun

07/12/2019 18:47

9 njerëz, të gjithë të afërm me njëri tjetrin, kanë vdekur në një aksident në South Dakota.

Vetëm 3 mbijetuat dhe u shpejtuan për në spital, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.

Ata kishin qenë në një udhëtim për gjueti. Një foto e postuar nga njëri prej anëtarëve, ata ishin shumë të lumtur dhe të gjithë të veshur me rroba gjuetie.

Jim dhe Kirk Hansen të cilët ishin drejtues të kompanisë Conrad dhe Bischoll, vdiqën se bashku me babë e tyre Jim Hansen Sr.

Fëmijët e Kirk Hansen, po ashtu vdiqën, djali i Jim dhe nipi i tij, ishin po ashtu viktima të këtij aksidenti si dhe anëtarë të tjerë të familjes. /Lajmi.net/