Katër garues të xhudos në Budapest, sot garojnë Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë. Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues, shkruan Lajmi.net Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranklistën botërore në…
Sport
Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë.
Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues, shkruan Lajmi.net
Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranklistën botërore në secilën kategori.
Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Nora Gjakova (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Kurse sot do të garojnë dy fitueset olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Nora do të garojë kundër italianes, Thauany David Capanni Dias. Kurse Distria Krasniqi kundër belges, Amber Ryheu./Lajmi.net/