Katër fëmijë vetëvriten pasi u braktisën nga prindërit

Katër fëmijë kanë vdekur në Kinë nga helmimi me pesticide. Ata kanë bërë vetëvrasje , pasi janë braktisur nga prindërit e tyre.

Bota

13/06/2015 17:00

Fëmijët u gjetën në shtëpinë e tyre në qytetin Bijie, provinca Guizhou, dhe vdiqën të martën mbrëma në spital.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raporton së tre vajzat dhe një djalë të moshës në mes 5 dhe 13 vjeç, ishin lënë të vetmuar që nga marsi ,në një vendbanim dhe gjendje mjerisht të varfër.

Djali më i vjetër ka lënë një shënim para vetëvrasjes “sot është dita për të shkuar” para pijes së pesticidit helmues sipas televizionit CCTV, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.