Katër familje kosovare gjejnë strehim në një kishë franceze

Vitin e ri katër familje shqiptare, që kanë hyrë ilegalisht në Francë. e kanë kaluar në një kishë në qytetin Châteauroux.

Lajme

04/01/2015 08:19

Organizata lokale fetare, “Le Secours catholique “, i ka strehuar kosovarët në kishë, raporton Koha.net. Atyre u është dhënë ushqim dhe pije.

“Këto familje kanë mbërritur në Francë më 9 dhjetor. Gati çdo ditë kemi nga 4 familje që mbërrijnë këtu”, thotë Jeannine, një vullnetare e organizatës.

Një 16 vjeçare tregon se është nga Ferizaj dhe ka ardhur bashkë me familjen deri në Francë me një automjet, kurse në organizim të trafikantëve.

Një çift i ri kosovar, që është aty me dy fëmijët, thotë se kanë mbërritur deri në Châteauroux, në Francën qendrore, me një kamion.

Kisha lokale ka bërë thirrje që kushdo që mundet të ndihmojë familjet kosovare, të cilat shpresojnë të marrin azil në Francë.