Katër emrat që mund të zëvendësojnë Sarrin te Chelsea

Maurizio Sarri do të largohet nga Chelsea.

Sport

19/03/2019 12:47

Rezultatet jo të mira, renditja në tabelë dhe skemat aspak të përshtatshme për lojtarët e Chelsea mund të jenë disa nga arsyet që mund të shtyjnë drejtuesit e Chelsea për të shkëputur bashkëpunimin me ish trajnerin e Napolit.

Edhe pse ka disa muaj deri në përfundim të sezonit, mediet sportive kanë filluar të shkruajnë për trajnerët që mund të zëvendësojnë Sarrin te Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.

Një nga emrat favorit është ai i trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, që pritet të largohet nga Torino në fund të sezonit.

Nuno Espirito Santo dhe Laurent Blanc janë dy emra të tjerë që nga ‘Blutë’ e Londrës konsiderohen si mundësi, dhe në rast dështimit të arritjes së një marrëveshje me këta emra, Roman Abramovich është i gatshëm që besimin e skuadrës t’ia besojë edhe legjendës së Chelsea, John Terry./Lajmi.net/