Katër El Clasico për 25 ditë?

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve, i cili do të hidhet më 21 mars, mund ta nis një ‘maratonë’ të El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës. Në total, mund të zhvillohen katër super ndeshje në mes të gjigantëve spanjollë, në harkun e vetëm 25 ditëve. Përballja e parë, e vlefshme për xhiron e…

Sport

13/03/2014 08:30

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve, i cili do të hidhet më 21 mars, mund ta nis një ‘maratonë’ të El Clasico ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Në total, mund të zhvillohen katër super ndeshje në mes të gjigantëve spanjollë, në harkun e vetëm 25 ditëve.

Përballja e parë, e vlefshme për xhiron e 29’të të La Ligas, do të zhvillohet më 23 mars, duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin Santiago Bernabeu.

Pasi Barcelona u kualifikua në çerekfinale, Real Madridi po ashtu shihet si favorit për ta bërë një gjë të tillë, pasi e ka mposhtur Schalken 6:1 në ndeshjen e parë të së tetës së finales, prandaj ekziston mundësia që këto dy skuadra të ballafaqohen në çerekfinale.

Për këtë, Barça dhe Reali do të mund t’i zhvillonin edhe dy takime në mes vetë në nëntë ditët e para të muajit prill.

Kurse, finalja e Copa del Rey, e cila do të zhvillohet më 16 prill në Mestalla, duke filluar nga ora 21:30, mund ta mbyll serinë e El Clasico.

Ekziston mundësia që këto dy ekipe të luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të thoshte se ato përsëri do të përballen katër herë në mes vete, por për një periudhë paksa më të gjatë, në harkun e 39 ditëve (nga 23 marsi deri më 30 prill).