Katër aksidente ndodhën dje në Kosovë

Gjatë së martës, në Kosovë kanë ndodhur vetëm katër aksidente trafiku.

Lajme

01/04/2020 10:26

[wp-story]

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë ndodhur katër aksidente në trafik.

Sipas njoftimit një ka qenë me të lënduar, ndërkaq tre aksidente vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Ndërsa sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 127 tiketa. /Lajmi.net/