Kate e quan djalin ‘Bear’

Kate Winslet i është shtuar listës së yjeve që kanë zgjedhur emra të vrazhdë për fëmijët e tyre. Aktorja amerikane, e cila u bë mama për herë të tretë më 7 dhjetor, ka vendosur ta quajë djalin e saj Bear, që në shqip do të thotë ari (arushë). “Janë mirë”, ka thënë një burim brenda…

ShowBiz

23/12/2013 21:00

Kate Winslet i është shtuar listës së yjeve që kanë zgjedhur emra të vrazhdë për fëmijët e tyre. Aktorja amerikane, e cila u bë mama për herë të tretë më 7 dhjetor, ka vendosur ta quajë djalin e saj Bear, që në shqip do të thotë ari (arushë).

“Janë mirë”, ka thënë një burim brenda çiftit për tabloidin britanik ‘The Sun’. “E duan shumë vogëlushin dhe e kanë quajtur Bear”, shton burimi. Protagonistja e ‘Titanic’, veç tjerash, është martuar në dhjetor të vitit 2012 me Ned Rocknroll, baba i vogëlushit.

Kate, 38 vjeçare, i kishte lindur dy fëmijë në dy martesat e para: Mia, 13 vjeçe, me bashkëshortin e parë Jim Threapleton, dhe Joe, 10 vjeç, që e kishte bërë me Sam Mendes. Ned, bashkëshorti i tretë i Winslet, është nip i financuesit të Virgin Sir Richard Branson.

Sipas ‘The Sun’, vogëlushi Bear do të marrë mbiemrin e nënës, e cila gjithmonë e ka hedhur poshtë idenë që ta ndërrojë mbiemrin.

“Nuk do ta marr kurë mbiemrin Rocknroll. Nuk e kam ndërruar kurrë mbiemrin dhe nuk e kuptoj përse duhet ta bëj tash. Më pëlqen se si tingëllon Kate Winslet. Jam e nderuar me mbiemrin tim dhe dua ta trashëgojnë edhe fëmijët e mi”, deklaroi Winslet.