Katastrofë për Liverpoolin, mbetet pa njërin prej yjeve të skuadrës

Problemet me lëndimet për Liverpoolin nuk kanë të ndalur.

Sport

06/02/2016 16:30

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, e ka pësuar një tjetër lëndim, përcjell Lajmi.net.

Kroati nuk ka arritur ta vazhdojë ndeshjen ndaj Sunderlandit duke u zëvendësuar nga Kolo Toure në minutën e 12.

Ai sapo është kthyer nga një lëndim që e la jashtë fushave për disa javë.

Të kuqtë do të jenë edhe pa mbrojtësin tjetër Martin Skrtel për tre javët e ardhshme.