Falcao jashtë Ligës së Kampionëve

Radamel Falcao është lënë jashtë skuadrës së Chelseas, për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sport

03/02/2016 19:03

Skuadra e Chelseas e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në mesin e 22 lojtarëve për pjesën tjetër të LK-së, janë përfshirë dy transferet e janarit Alexandre Pato dhe Matt Miazga.

Ndërsa, sulmuesi Radamel Falcao është lënë jashtë skuadrës, përcjell Lajmi.net.

Reprezentuesi kolumbian është larg formës së tij më të mirë, ndërsa së fundmi dështoi edhe të rikthehej te Atletico Madrid.

Skuadra e plotë:

Asmir Begovic, Branislav Ivanovic, Cesc Fabregas, Kurt Zouma, Baba Rahman, Oscar, Eden Hazard, Pato, John Mikel Obi, Thibaut Courtois, Bertrand Traore, Kenedy, Pedro, Loic Remy, Diego Costa, Matt Miazga, Nemanja Matic, Willian, Gary Cahill, John Terry, Jamal Blackman, Cesar Azpilicueta