Katastrofë për De Bruyne, ja sa mungon

Kevin De Bruyne i ka lënduar rëndë ligamentet anësore të gjurit.

Sport

28/01/2016 17:07

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, me shumë gjasë nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit e as në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Francë.

Këtë e kanë konfirmuar mediat angleze pas testeve të reja mjekësore që i ka kryer belgu, përcjellë “Lajmi.net”.

De Bruyne e pësoi lëndimin në gju gjatë ndeshjes ndaj Evertonit, ku City siguroi kualifikimin në finalen e FA Cup.