Katastrofë për Chelsean

Chelsea ka marrë një lajm të rëndë. Portieri Thibaut Courtois do të mungojë deri në dy muaj për shkak të një lëndimi.

Sport

11/09/2015 09:17

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois do të mungojë deri në dy muaj për shkak të një lëndimi.

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka bërë të ditur se ylli belg nuk do të jetë në dispozicion të menaxherit Jose Mourinho në ndeshjet e ardhshme për shkak të një lëndimi të gjurit që e pësoi në paraqitje me Belgjikën në ndeshjet eliminatore për Euro 2016.

Në vend të tij, titullar do të jetë Asmir Begovic.